Ylli i Marokut befason: Dua të bëhem hoxhë pas Botërorit NULL NULL 21.06.2026 16:41 21.06.2026 16:41 Foto ilustrim Futbollisti i njohur maroken, Noussair Mazraoui, ka habitur opinionin sportiv me deklaratën e tij të fundit lidhur me të ardhmen në futboll. Në një prononcim për media, ish-lojtari i Ajaxit ka bërë të ditur se po mendon seriozisht t’i japë fund karrierës së tij pas përfundimit të Kupës së Botës, transmeton Klankosova.tv. Mazraoui theksoi se dëshiron të ketë më shumë kohë për jetën personale dhe përkushtimin ndaj besimit, duke zbuluar një synim të veçantë për të ardhmen. “Mund të tërhiqem nga futbolli pas Kupës së Botës. Jeta është e shkurtër. Dua ta mësoj përmendësh Kur’anin dhe një ditë të bëhem imam i një xhamie”, deklaroi ai. 🇲🇦🗣️ Noussair Mazraoui: “I might retire after the World Cup. Life is short. I want to memorise the Qur’an and become a mosque imam.” pic.twitter.com/SEqqDA63qB — Football Tweet ⚽ (@Footballtweet) June 21, 2026 Kjo deklaratë ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe në mediat sportive, pasi futbollisti maroken vazhdon të jetë një nga emrat e njohur të futbollit evropian. Synimi i tij për t’iu përkushtuar jetës fetare pas karrierës sportive është vlerësuar nga shumë tifozë dhe ndjekës të tij.