Trajneri i Marokut: E mposhtëm Brazilin në mes të Ramazanit, pas faljes së Taravive NULL NULL 26.03.2023 12:49 26.03.2023 12:49 Walid Regraui Kombëtarja e Marokut, që shkaktoi sensacion në Kampionatin Botëror “Qatar 2022” duke “rrëmbyer” vendin e katërt në këtë kompeticion, ka befasuar sërish. Skuadra afrikane e ka mposhtur Brazilin, në ndeshjen miqësore e cila u zhvillua mbrëmjen e së shtunës. Ekipi i udhëhequr nga trajneri Walid Regragui, fitoi me rezultat 2:1. E pikërisht ishte ky i fundit ai i cili foli rreth ndeshjes. Regragui, tha se e arritën fitoren në muajin e madhërishëm të Ramazanit. “E mposhtëm Brazilin, në mes të muajit të Ramazanit, pas faljes së Taravive. Është çmenduri”, tha ai. Trajneri theksoi se kjo ndodhi disa orë pasi futbollistët e tij bënë iftar. Ai shtoi se arritën të triumfojnë ndaj “vendit të futbollit”, shkruajnë mediat e huaja përcjell Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS Maroku në formë edhe pas botërorit, e mposht Brazilin në miqësore (VIDEO)