Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tragjike: Vëllai i Gjestit humb jetën në një aksident trafiku në Pejë

NULL NULL
26.09.2025 15:28

Nga aksidenti tragjik në Pejë, i vdekur ka mbetur Eldion Kelmendi, vëllai i reperit, Gjesti.

Kështu ka njoftuar fshati Treboviq, transmeton Klankosova.tv.

“Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin tonë, përkatësisht afër fshatit Qungur ku nga ky aksident ka mbetur i vdekur në vend vëllau i Gjestit, Eldion Kelmendi. Po ashtu në gjendje të rëndë është edhe një banorë i fshatit tonë i cili ishte i përfshirë në këtë aksident, dhe tani ndodhet në spitalin e Pejës. Ngushëllime familjes Kelmendi nga Pavlani për këtë tragjedi të madhe!”, thuhet në njoftimin e fshatit.

Aksidentin me fatalitet, për Klankosova.tv e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

lajme të ngjashme