Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tragjike në Dragodan: Vdes një punëtor dhe lëndohet një tjetër, dyshohet se i zuri betoni

NULL NULL
21.11.2025 18:31

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person ka humbur jetën në Prishtinë si pasojë e lëndimeve të marra gjatë kohës që ishte duke punuar.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Faruk Rama”.

Derisa, personi tjetër që mbeti i lënduar është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 17:00 kemi pranuar informatën se dy persona janë lënduar derisa ishin duke punuar, në rrugën Faruk Rama në Prishtinë. Si pasojë e lëndimeve, njëri nga personat ka ndërruar jetë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes, ndërkohë që personi tjetër i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, njoftoi Ahmeti për Klankosova.tv

Policia po heton rastin. /Klankosova.tv

Dyshohet se një punëtor ka vdekur pasi e zuri betoni, një tjetër në gjendje kritike

lajme të ngjashme