Tragjike: Katër kosovarë dyshohet se humbën jetën në vendin e punës në Austri NULL NULL 17.03.2026 21:11 17.03.2026 21:11 Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë. Sipas raportimeve të mediave austriake, katër persona kanë humbur jetën tragjikisht, si pasojë e një incidenti në vendin e punës. Të njëjtit, sipas familjarëve ishin kosovarë, transmeton Klankosova.tv. “Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së djalit të axhës, i cili tragjikisht humbi jetën në vendin e punës, në Vjenë të Austrisë, bashkë me 3 shokët e tij nga Kosova”, thuhet në njoftimin e familjarëve. Rasti i rëndë dyshohet se ndodhi gjatë punimeve të betonit, ku thuhet se janë thyer skelet dhe disa punëtorë kanë rënë në oborrin e një ndërtese të vjetër. E rëndë: Mërgimtari nga Kosova humb jetën tragjikisht në Vjenë