E kryer: Jurgen Klopp pranon të marrë drejtimin e Gjermanisë NULL NULL 05.07.2026 12:04 05.07.2026 12:04 Jurgen Klopp i ka dhënë fund ‘pushimit’ nga puna si trajner. Ish-trajneri i Liverpoolit do të marrë drejtimin e Kombëtares së Gjermanisë në futboll, transmeton klankosova.tv. Lajmin e ka konfirmuar gazetari i mirënjohur, Fabrizio Romano. “Klopp ka pranuar ta marrë drejtimin; detajet e kontratës afatgjatë, projekti dhe largimi nga RB Group janë ende në diskutim, por ai do të jetë trajneri i ri”, ka shkruar Romano në X.