Tragjedia në Shkodër, gazetari jep detajet e fundit NULL NULL 30.07.2026 07:55 30.07.2026 07:55 Një tragjedi ndodhi dje në Shkodër ku mbetën të vdekur një nënë 24 vjeçare bashkë me dy fëmijët e saj të moshave 3 dhe 1 vjeç. Gazetari Martin Marku në “Ora 7” në Klan Kosova tha se familja ishte kthyer për të rinovuar një banesë e cila ishte e pabanueshme. Bashkëshorti i të ndjerës së bashku me vjehrrin e saj në momentin kritik kishin shkuar në dyqan në afërësi të vendit të ngjarjes. Marku tha se dyshimet e para janë për shpërthim të një bombole gazi.