Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Objekti i vitit 1896 i nënshtrohet restaurimit në Prizren (VIDEO)

NULL NULL
30.07.2026 07:46

Objekti i vitit 1896, përkatësisht objekti i shkollës së mesme ”Ryzhdie” në Prizren i është nënshtruar restaurimit.

Korrespodenti i Klan Kosova, Nuhi Salihu në “Ora 7” tha se faza e parë e restaurimit ka filluar me pastrimin e hapësirës dhe përforcimin fillestar të strukturës.

“Kjo ndërtesë sipas drejtuesve të Ministrisë së Kulturës e cila paraqet historinë e arsimit në Prizren dhe që më vonë kishte shërbyer dhe si spital i përgjithshëm, kishte mbetur për vite të tëra e dëmtuar pas vërshimeve, braktisjes dhe zjarrit që e kishte përfshirë në vitin 1992. Punimet e restaurimit do të financohen nga Ministria e Kulturës, ndërsa faza e parë ka nisur me pastrimin e hapësirës dhe përforcimin fillestar të strukturës”, tha ai.

lajme të ngjashme