Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tragjedia në Shkodër: Dënohet me katër vjet burgim burri i Alma Arrazit

NULL NULL
26.05.2025 18:09

Erdgys Arrazi, bashkëshorti i Alma Arrazit, është dënuar me katër vjet me burgim.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Shkodrës, raportojnë mediat shqiptare transmeton Klankosova.tv.

Ai u shpall fajtor për tragjedinë që ndodhi më 3 Maj 2024, ku bashkëshortja e tij Alma Arrazi, bashkë edhe me tre fëmijë ishte mbytur në Lumin Buna.

Kjo për shkak se Ergys Arrazi, kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas së tij.

Gjyqtari i Shkodrës, Orgent Nazaj ka deklaruar fajtor dhe dënuar me 6 vite burgim Arrazin, për akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”, shkruan Abcnews.al transmeton Klankosova.tv.

Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar, ky dënim është ulur për dy vite, duke dënuar Arrazin përfundimisht me katër vjet burgim.

lajme të ngjashme