Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tragjedia në Ramazan, 6 Gashët s’pranojnë vrasjen e rëndë (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Tershana 23.02.2023 20:31

Burrat e familjes Gashi mbushën sallën e Gjykatën Themelore në Pejës, të enjten.

Të të gjashtit dyshohet se planifikuan hakmarrjen ndaj familjes Hoxha për 300 euro borxh, që përfundoi me vrasjen e një 23-vjeçari.

Petendimet e prokurorisë për zbulimin e planit të tyre, nuk deshën ta dëgjojnë në seancën fillestare, andaj propozuan që aktakuza të mos lexohet fare.

Megjithatë, leximi i saj u pa mëse i nevojshëm nga prokurorja Lumtirie Vuqetaj, që me orë tregoi momentet kritike.

Kjo e shpjegoi  edhe përcjelljen paraprake që të akuzuarit i bënë burrave e grave të familjes Hoxha, kur shkuan të hanin iftar në një restorant në Vojllak të Klinës, më 28 prill të 2022.

Ani se thanë se e kuptuan asnjëri nga të dyshuarit nuk e pranoi fajin as për vrasje të rëndë e as për ndihmë në këtë vepër.

Megjithatë, ai që dyshohet se shkrepi armën që i mori jetën të riut tha se nuk ndihet mirë për rastin e ndodhur.

lajme të ngjashme