Tragjedia në Mekë, mbi 700 të vdekur (VIDEO) NULL NULL 24.09.2015 20:04 24.09.2015 20:04 Një pelegrine egjiptiane nuk po i përmban lotët. Ajo po vajton burrin, i cili humbi jetën para syve të saj në Mina të Mekës, gjatë etapës së fundit të pelegrinazhit të Haxhit. Kjo është arsyeja që ajo spo mundë të mbajë frymën, njofton Klan Kosova. Ajo humbi më të dashurin gjatë tollovisë që u shkaktua nga besimtarët, derisa ai bashkë me dhjeta mija të tjerë me guralecë po e gjuanin Tempullin e Djallit, 5 kilometra nga qyteti i shenjtë Mekë. Por tragjedia nuk ndalet këtu. Bashkë me egjiptianin në ditën e Kurban Bajramit vdiqën edhe mbi 700 persona të tjerë. Kronikë nga Arbresha Shpati.