Tragjedia në Junik: Varroset çifti që humbi jetën në stan (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 26.12.2023 20:34 nga Qendresa Sinani 26.12.2023 20:34 Në varrezat e fshatit Rogopeq të Junikut iu është dhënë lamtumira e fundit çiftit Tofaj, që vdiqën një ditë më parë në një vilë në bjeshkët e Junikut. Qindra pjesëmarrës ishin të pranishëm në këtë ceremoni mortore, teksa burrë e grua, Mic e Fatlinda Tofaj, u varrosën pranë njëri-tjetrit, ashtu siç dhanë edhe frymën e fundit, raporton Klan Kosova. Rrethanat e vdekjes së tyre mbeten ende të pasqaruara teksa as familjarët s’kanë informacione. Ndërkohë që për çiftin Tofaj po vazhdojnë hetimet, nga prokuroria kanë thënë se nga dyshimet e para të vdekjes së tyre janë asfiksimi. Por, kjo pritet të vërtetohet sapo të bëhen të ditura rezultatet e autopsisë që i janë bërë dy trupave. /Klankosova.tv