Tragjedia në Gllogjan: Me çfarë arme u krye vrasja e trefishtë? (VIDEO) NULL NULL 12.07.2026 20:10 12.07.2026 20:10 Një raport ekzaminimi që iu bë gëzhojave të një arme me të cilën dyshohet që u krye vrasja e trefishtë në Gllogjan më 2021, e shtyri Gjykatën Themelore të Pejës të mos e shpall aktgjykimin për rastin. Dokumentin që nuk u administrua si provë, e ka siguruar televizioni. Në dokument tregohet që u ekzaminuan një fishek e 13 gëzhojat që u gjetën në vendin e quajtur “Gropa Maja e Ruselis” në Bjeshkët e Shtedimit. Raporti thotë se ato u krahasuan me gëzhojat që u morën në vendngjarje dhe doli që nuk janë të njëjta.