Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tragjedia në Austri, Hasani: Gruaja nga Kosova u vra me kaçavidë nga ish-burri (VIDEO)

NULL NULL
07.04.2026 08:07

Një ngjarje tragjike që ndodhi pasditen e së dielës ka tronditur opinionin publik në Austri.

Sipas mediave austriake, njw grua nga Kosova, Zoja Oroshi, dyshohet se është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj.

Ky rast i rëndë dhe tejet i ndjeshëm u trajtua edhe në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ku i ftuar ishte historiani Nexhmedin Hasani, i cili jeton dhe vepron në Austri.

Ai bëri të ditur se i dyshuari e ka kryer krimin me një kaçavidë, ndërsa ndau edhe detaje të tjera lidhur me rastin.

“Çifti në fjalë ka qenë i shkurorëzuar dhe ka qenë ish-bashkëshorti i saj i cili ka kryer aktin makabër. Nga ajo që e kemi deri më tani, autorit iu është gjetur edhe një armë e zjarrit në banesën e tij dhe shteti austriak ka marrë masat paraprake”, deklaroi Hasani.

Historiani theksoi se çifti i divorcuar kanë pasur së bashku katër fëmijë.

“Nuk dihen motivet apo problematikat që janë shfaqur në mes tyre. Sidoqoftë i tërë opinioni shqiptar në Austri ka mbetur i shokuar nga ky rast. Rasti ka sjellë edhe reagimin e autoriteteve austriake, konkretisht Ministres së Drejtësisë Anna Sporrer”, theksoi ai.

Lidhur me tragjedinë Klankosova.tv ka raportuar edhe gjatë ditës së djeshme.

Po ashtu, i janë adresuar edhe pyetje Policisë dhe Prokurorisë austriake për të marrë detaje shtesë lidhur me rastin./Klankosova.tv

Krimi në Austri: Kjo është gruaja nga Kosova që dyshohet se e vrau ish-burri

lajme të ngjashme