Tragjedi në Shkup – qiraxhiu vret qiradhënësin, plagos edhe një të mitur NULL NULL 24.03.2025 12:20 24.03.2025 12:20 Foto ilustruese Mëngjesi i së hënës fshatin Vollkovë të Shkupit e gjeti me gjak dhe lot. Një krim i rëndë ka tronditur fshatin kur një qiramarrës ka qëlluar dhe ka vrarë me disa të shtëna pronarin e shtëpisë ku banonte, si dhe ka plagosur edhe djalin e mitur të pronarit, transmeton Klankosova.tv. Sipas Plusinfo, i dyshuari është barrikaduar në një nga dhomat, duke mos lejuar afrimin e policisë. Pas disa kohësh, ai i dha fund jetës së tij. Për momentin nuk ka asnjë informacion zyrtar për motivin e vrasjes dhe as për rrethanat që çuan në këtë tragjedi të tmerrshme. Fqinjët të tronditur nga ngjarja thonë se asgjë nuk e paralajmëronte një tragjedi të tillë.