Tragjedi në Lojërat Paralimpike NULL NULL 18.09.2016 19:00 18.09.2016 19:00 Ka ndërruar jetë çiklisti iranian Bahman Goldbarnezhad pas përplasjes në Lojërat Paralimpike në Rio de Zhaneiro, të shtunën më 17 shtator. Golbarnezhad, 48 vjeçar ishte duke zbritur nga një kodër të pjerrët në një zonë malore, kur ai goditi keq kokën pas një rrëzimi në xhiron e parë të garës së kronometruar, raporton Associated Press, transmeton Klan Kosova. Goditja në kokë ishte aq e fortë saqë 48-vjecari nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. Ai mori trajtim urgjent në vendin e ngjarjes para se të vuante një krizë zemre në rrugën për spital, ku vdiq menjëherë pas mbërritjes, njoftoi NBC Sports. Në orën 16.40 me atë të Rio De Janeiros, u zyrtarizua edhe lajmi për ndarjen nga jeta të ciklistit iranian.