Tragjedi në fushë futbolli, vdes futbollisti 17-vjeçar i Trepça‘89 (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 03.12.2022 20:22 nga Qendresa Sinani 03.12.2022 20:22 Futbollisti Erion Kajtazi ka ndërruar jetë gjatë ditës së shtunë derisa ishte duke zhvilluar një ndeshje kampionale të Superligës së Kosovës së juniorëve. Lojtari i Trepçës ‘89, po luante në Korishë të Prizrenit kundër ekipit A&N në mesditë, ku dyshohet se pësoi sulm në zemër. Ekipi mjekësor i dhanë ndihmën e parë derisa prej aty viktima u dërgua në spitalin e Prizrenit, njofton Klan Kosova. Pjesëtarë të të dy ekipeve qëndruan për orë të tëra pranë Emergjencës por asnjëri nga ta nuk pranoi të rrëfej ngjarjen e hidhur. Gjatë gjithë kohës bashkë me familjarët këtu ishte edhe kryetari i Federatës se Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, por i njëjti i tha Klanit se raportin për rastin do ta jep Policia. Klani mësoi se Erioni ishte djali i vetëm i familjes.