Madonna dhe Charli XCX surprizojnë fansat me afrimitetin në Javën e Modës në Paris NULL NULL 24.06.2026 17:38 24.06.2026 17:38 Dy nga emrat më të mëdhenj të muzikës pop, Madonna dhe Charli XCX, tërhoqën vëmendjen gjatë sfilatës së Saint Laurent për meshkuj në Javën e Modës në Paris. Dy këngëtaret u panë duke kaluar kohë së bashku në rreshtin e parë, duke pirë cigare dhe duke pozuar për fotografi me veshje elegante me dantella. Paraqitja e tyre erdhi pas disa spekulimeve për një përplasje mes dy artisteve, pas publikimit të këngës së re të Charli XCX, “Rock Music”, ku disa fansa interpretuan vargjet si një koment për gjendjen e muzikës pop. Madonna më herët kishte bërë një postim misterioz në rrjetet sociale, i cili u lexua nga disa si një përgjigje ndaj këngës. Megjithatë, dyshja i hodhi poshtë zërat për tensione, pasi u panë duke u përqafuar dhe duke shkëmbyer puthje miqësore gjatë eventit. Madonna, 67 vjeçe, u shfaq me një fustan të shkurtër të kuq me dantella, të kombinuar me taka elegante rozë dhe të zeza. /Klankosova.tv