Tragjedi në Francë: Dy fëmijë gjenden pa jetë brenda veturës, nëna tha se i kishte “harruar” NULL NULL 23.06.2026 09:02 23.06.2026 09:02 Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në jug të Francës. Dy fëmijë, të moshës dy dhe katër vjeç janë gjetur pa shenja jete në automjetin familjes të hënën pasdite, i parkuar në garazhin e shtëpisë së gjyshes së tyre në Carpentras, në rajonin e Provence, gjatë temperaturave prej 38 gradë Celsius. Ende nuk dihet se si fëmijët hynë në makinë apo për sa kohë qëndruan brenda saj. Nëna e tyre, 33 vjeçe, thuhet se nuk ishte në dijeni që ata ndodheshin në automjet derisa i gjeti dhe njoftoi shërbimet e emergjencës, transmeton Klankosova.tv. Sipas gazetës Le Parisien, nëna deklaroi se i kishte “harruar fëmijët” gjatë kohës që po bënte blerje. Ajo ende nuk është marrë në pyetje nga policia. Policia dhe zjarrfikësit u thirrën në vendngjarje rreth orës 13:10, sipas La Provence, por përpjekjet për t’i shpëtuar fëmijët rezultuan të pasuksesshme. Evropa, ashtu si edhe Mbretëria e Bashkuar, po përballet me një valë të jashtëzakonshme të nxehti, me temperatura që kanë kaluar 40°C në disa pjesë të Francës. Shërbimet e emergjencës dhe ushtria janë vendosur në gatishmëri për shkak të rrezikut të zjarreve në të gjithë vendin. Autoritetet franceze kanë vendosur kufizime për konsumimin e alkoolit në vende publike, ndërsa disa aktivitete sportive në ambiente të hapura janë anuluar.