Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tragjedi në basketbollin turk: Ndahet nga jeta Serhat Gunes

NULL NULL
11.06.2026 17:24

Basketbolli turk dhe ai evropian janë në zi pas lajmit të hidhur për vdekjen e Serhat Gunes, trajnerit të atletikës dhe performancës fizike te Anadolu Efes. Gunes ka ndërruar jetë në moshën 40-vjeçare, pas një beteje të gjatë në kujdes intensiv, pas problemeve të rënda shëndetësore që pësoi në mesin e muajit maj.

Klubi turk konfirmoi lajmin përmes një komunikate zyrtare, duke shprehur dhimbjen e madhe për humbjen e një prej figurave më të respektuara në stafin teknik. Pas njoftimit, dhjetëra klube dhe personalitete të basketbollit evropian publikuan mesazhe ngushëllimi për familjen dhe të afërmit e tij.

Para se t’i bashkohej Anadolu Efesit, Gunes kishte punuar edhe te klube të njohura turke si Besiktas, Turk Telekom, Banvit dhe Bursaspor, duke krijuar reputacion si një nga specialistët më të vlerësuar të përgatitjes fizike në basketbollin turk.

Vdekja e tij ka shkaktuar trishtim të madh në komunitetin e basketbollit, ndërsa shumë klube të EuroLeague kanë shprehur publikisht respektin dhe ngushëllimet e tyre për humbjen e parakohshme të Gunes.

lajme të ngjashme