Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trafo e vogël i lë shtëpitë e Halil Kastratit pa banorë (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 06.07.2022 20:22

Në mbi 80 shtëpitë e ndërtuara për familjet në nevojë në Frashër të Mitrovicës, nuk po mund të hyjnë përfituesit e tyre, shkaku i mos lëshimit të energjinë elektrike.

Financimi i strehëvë të reja u bë nga komuna, shoqata “Jetimat e Ballkanit” e “Qatar Foundation”.

Qeverisja lokale, për zvarritjen e dorëzimit të çelësave fajtor lë KEDS-in që nuk po e rrit fuqinë elektrike.

Por shpërndarësit e energjisë, kanë një tjetër shpjegim dhe sipas tyre është lëshuar për ta pëlqimi elektroenergjetik, por rritja e kapaciteteve është përgjegjësi e komunës.

Që rryma të lëshohet sa më parë apelon dikush që tash jeton me qera.

lajme të ngjashme