Tradita dhe kultura shqiptare frymëzojnë në manifestimin “Ora e Maleve” në Rozhajë (VIDEO) NULL NULL 17.05.2025 14:44 17.05.2025 14:44 Manifestimi kulturor “Ora e Maleve” në Rozhajë po mbahet sot, ashtu siç mbahet për çdo vit për 15 vjet me radhë. Edhe edicioni i 15-të iu kushtohet martirëve të kombit, refugjatëve që u vranë 26 vjet më parë në Rozhajë, si dhe kujtohet tradita e kultura e bukur shqiptare, transmeton Klankosova.tv. Një interpretim të bukur dhanë vajzat nga Deçani, me këngën tradicionale “Kur vjen dhanrri…”. E njëjtë u veprua edhe kur u këndua ninulla tradicionale e Dukagjinit, e përcjellur me shumë performues.