Tottenhami e “shkoq” Manchester Unitedin NULL NULL 29.09.2024 19:49 29.09.2024 19:49 Tottenhami e "shkoq" Manchester Unitedin Tottenham Hotspurs e kanë mposhtur bindshëm Manchester Unitedin. “Djajtë e Kuq” u mposhtën në “Old Trafford” me rezultat 0:3 nga londinezët. Nga minuti i 42-të, skuadra e Erik ten Hag, luajti me një futbollist më pak pas përjashtimit të Bruno Fernandes, i cili u ndëshkua me të kuq. Goli i epërsisë erdhi herët qysh në minutin e tretë, ku realizoi Brennan Johnson. Skuadra e trajnerit Ange Postecoglou, vazhdoi dominimin ndaj kundërshtarit. Në minutin e 47-të epërsinë në 0:2 e ngriti, Dejan Kulusevski. Fitoren e vulosi, Dominic Solanke, i cili reaizoi në minutin e 77-të, për shifrat, Manchester United 0 Tottenham Hotspur 3. Pas gjashtë javësh, Spurs janë në vendin e tetë me 10 pikë kurse United në të 12-tin duke i grumbulluar vetëm shtatë pikë.