Tottenham zyrtarizon blerjen e talentit japonez NULL NULL 08.07.2025 13:29 08.07.2025 13:29 Tottenham Hotspur ka zyrtarizuar blerjen e një lojtari të ri. Bëhet fjalë për japonezin Kota Takai, nga skuadra e Kawasaki Frontale. Ai ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me kampionët në fuqi të Europa League. Detajet financiare nuk u zbuluan, por sipas mediave britanike kampionët e Europa League, paguan një tarifë prej pesë milionë paundësh (6.82 milionë dollarë) për të. 20 vjeçari është produkt i akademisë së të rinjve të Frontale, ishte pjesë e skuadrës që nuk arriti të fitonte titullin elitar të Ligës së Kampionëve të Azisë, pasi pësoi një humbje 2-0 ndaj Al Ahli të Arabisë Saudite në finalen e majit. Takai është qendërmbrojtësi i tretë që i bashkohet klubit të Londrës Veriore këtë verë, duke e forcuar më tej mbrojtjen e tyre pas mbërritjes së Luka Vuskovic nga Hajduk Split dhe Kevin Danso , huazimi i të cilit nga RC Lens u bë i përhershëm. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.