Tottenham dhe Thomas Frank, afër njëri-tjetrit NULL NULL 07.06.2025 15:36 07.06.2025 15:36 Tottenham Hotspur po i afrohet gjithnjë e më shumë emërimit të Thomas Frankut si trajner. Ata duket se e kanë gjermanin si cakun kryesor për ta sjellë në pankinën e tyre. Franku, i cili ka bërë punë të mrekullueshme me Brentfordin në Premier Ligë, do ta zëvendësonte Ange Postecoglun e shkarkuar. Ky i fundit u largua pavarësisht se e fitoi Ligën e Evropës me londinezët.