Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Top 5 dhe MVP i javës së tretë në basketboll

NULL NULL
26.09.2022 15:37

Në fundjavë u zhvillua xhiroja e tretë në elitën e basketbollit të Kosovës.

Ponte Prizreni regjistroi fitoren e parë këtë edicion, duke mundur rivalin lokal, Bashkimi 93:101.

Te Ponte u dallua organizatori amerikan, Wayne Arnold me 33 pikë e pesë kërcime, duke u shpallur edhe MVP i kësaj xhiro.

Ai u ndihmua nga qendra, Urim Zenelaj me dyshifror të dyfishtë me 13 pikë e 11 kërcime.

Sigal Prishtina shënoi fitore të thellë ndaj Vëllaznimit (99:81), ku u dallua Dustin Thomas me 32 pikë, shtatë kërcime dhe tri asistime.

Derbin e kësaj jave e fitoi Peja, duke mundur Golden Eagle Yllin, ku basketbollisti më i mirë te vendasit ishte Brad Waldow me 15 pikë e 13 kërcime, duke ndihmuar vendasit të regjistrojnë fitoren e tretë në këtë edicion.

Fitoren e tretë e shënoi edhe Trepça, që mundi Rahovecin në udhëtim. Te mitrovicasit më i miri në parket ishte Drilon Hajrizi me 18 pikë, dhjetë kërcime e pesë asistime.

Top 5

Wayne Arnold (Ponte Prizreni) 33 pikë, 5 kërcime

Dustin Thomas (Sigal Prishtina) 32 pikë, 7 kërcime, 3 asistime

Brad Waldow (Peja) 15 pikë, 13 kërcime

Drilon Hajrizi (Trepça) 18 pikë, 10 kërcime, 5 asistime

Urim Zenelaj (Ponte Prizreni) 13 pikë, 11 kërcime, 3 asistime

lajme të ngjashme