Tom Cruise aderon me helikopter në kopshtin e një familjeje në Britani NULL NULL 24.08.2021 19:48 24.08.2021 19:48 Tom Cruise i cili gjendet në Angli duke xhiruar filmin e fundit “Mission: Impossible”, ka zbritur me helikopter në kopshtin e një familjeje në Warwickshire. Alison Webb-it, i ishte thënë vetëm se një VIP i paidentifikuar duhej të zbriste me urgjencë në kopshtin e saj me helikopter, pasi aeroporti aty pranë ishte mbyllur. Por ajo nuk e priste që në kopshtin e saj do të zbarkonte ylli hollivudian,Tom Cruise, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv Pas aderimit të Cruise në kopshtin e kësaj familjeje, pos fotografimit me ta, u ofroi atyre edhe një udhëtim falas me helikopterin e tij. Vajza nëntëvjeçare e Webb ka thënë se nuk e dinte fare se kush ishte Cruise, por “e dinte që ai ishte padyshim një person i famshëm”.