Togeri i Kosovës arrin sukses në Britani, Ambasada: Krenarë që mbështesim zhvillimin e FSK-së NULL NULL 24.04.2026 19:12 24.04.2026 19:12 Togeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Endi Sherifi, ka marrë vlerësim të veçantë në Britani të Madhe, pas përfundimit të Kursit Luftarak për Komandant të Togut të Këmbësorisë (PCBC). Kjo u bë e ditur nga Ambasada Britanike në Kosovë, përmes një postimi në Facebook. Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vlerësohet me mirënjohje nga Mbretëria e Bashkuar “Urime togerit Endi Sherifi për arritjen e vlerësimit të veçantë me rastin e përfundimit të Kursit Luftarak për Komandant të Togut të Këmbësorisë (PCBC) të Britanisë së Madhe. Ky kurs shumë kërkues fokusohet në përgatitjen e komandantëve të togjeve me aftësi taktike, të fortë fizikisht dhe mendërisht”. “Mbretëria e Bashkuar është krenare që mbështet zhvillimin e FSK-së si një institucion profesional të sigurisë, shumetnik dhe me llogaridhënie demokratike”.