“T’ka hallushka loçkë”, komenti që e zbuloi aferën e punësimit në Obiliq (VIDEO) NULL NULL 05.03.2024 19:33 05.03.2024 19:33 Fitore Jusufi - Zeqiri “Se është kuadër që të len fjetur”. Kështu e arsyeton drejtori i Arsimit në Komunën e Obiliqit, Sahit Zeqiri, punësimin e rejës së tij, Fitore Jusufi-Zeqiri, si sekretare të shkollës “Ibrahim Rugova”, në Obiliq. Sipas tij, ajo ka qenë kandidatja më e përgatitur në këtë konkurs dhe punësimi i saj në këtë pozitë është tërësisht meritor, raporton Kiks Kosova. Ai e mohon se ka ndikuar që reja e tij, Fitorja të zgjidhet sekretare e shkollës, në konkursin e hapur nga drejtoria që ai udhëheq. Madje, ai pretendon se komisioni e ka kuptuar se Fitorja është reja e tij, tek dy ditë pasi që e kanë bërë vlerësimin përfundimtar dhe e kanë zgjedhur atë për sekretare të shkollës. Ndërkaq, reja e tij, e cila u përzgjodh në konkursin për sekretare, pretendon se vjehrri i saj, i cili është drejtor i Drejtorisë së Arsimit e cila e hapi konkursin, nuk qe fare në dijeni që ajo ka aplikuar në këtë konkurs. Madje, për të përforcuar deklaratën e saj se vjehrri nuk ka ndikuar në punësimin e saj si sekretare, ajo thotë se ka aplikuar në disa konkurse të tjera të hapura nga Komuna e Obiliqit, por nuk është pranuar sepse vjehrri i saj nuk ka dashur të ndikojë. Jusufi – Zeqiri, e cila është juriste e diplomuar dhe e cila thotë se ka përvojë më të gjatë se 16-vjeçare në Administratën Publike, pretendon se zgjedhja e saj në këtë pozitë është meritore. Gjatë intervistës me Kiksin, ajo nuk e pranon se ka lidhje familjare me Fortesa Jusufin, e cila është bashkëshortja e vëllait të saj, Qëndrim Jusufi. Por, Fitoren e tradhtoi një koment në Facebook, poshtë fotografisë së mbesës së saj, të bijës së Fortesës dhe Qëndrimit, ku ky i fundit e quan hallë të foshnjës. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Çitaku: VV po flet vetëm për numra, harron numrat që ndiejnë qytetarët në fund të faturës së energjisë elektrike 3 orë më parë