Tiranë: Vdes në spital foshnja e braktisur në bodrumin e banesës NULL NULL 09.11.2023 11:04 09.11.2023 11:04 Policia ne Tirane Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka njoftuar se foshnja e braktisur në Tiranë, gjegjësisht në zonën e Yzberishtit, ka vdekur. “Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik ‘Koço Gliozheni’, i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot, edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet”, ka thënë Balla, raporton Klankosova.tv. Policia e Shtetit, tha ai, ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi “pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim”. “Kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë”, theksoi ministri Balla. Një grua në Tiranë e ka braktisur foshnjën e saj në bodrumin e një pallati, ku më pas është identifikuar dhe ndaluar nga policia. Siç shkruan Top Channel, foshnja e gjinisë mashkullore ishte në gjendje shumë të rëndë dhe mbahej i intubuar. Në momentin e mbërritjes në reanimacion, foshnja ishte i mbuluar me gjak e baltë ndërsa mjekët konstatuan hipotermi të thellë, gërvishtje të syrit të majtë, të gojës, të gishtave të dorës së djathtë dhe dëme të tjera që u konstatuan pas larjes, transmeton Klankosova.tv. Foshnja në spital kishte mbërritur pa shenja jete dhe u reanimua intesivisht duke u intubuar. Pas reanimimit intensiv prej 40 minutash, shfaqi shenja jete dhe më pas u bë mjekimi i plagëve. Mësohet se fëmija në momentin e parë u gjet i zhveshur, me kordonin umbelikal të pa prerë dhe i mbuluar me gjak. Djali i sapolindur është gjetur nga një banor i pallatit, i cili ka njoftuar policinë dhe më pas është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor në spital. /Klankosova.tv