Tiranë: Qytetarët ndezin qirinj në nderim të heroit Afrim Bunjaku NULL NULL 25.09.2023 20:18 25.09.2023 20:18 Mbrëmë në Prishtinë, e sonte në Tiranë. Qytetarët në kryeqytetin e Shqipërisë, ndezën qirinj në nderim të policit Afrim Bunjaku, i cili ra të dielen në krye të detyrës në fshatin Banjskë të Zveçanit, pas një sulmi të armatosur të organizuar nga një grup terrorist, ndaj policisë së Kosovës. Ata u mblodhën në sheshin “Nënë Tereza” ku u mblodhën qytetarë të shumtë. Një ngjarje e tillë u paralajmërua se do të ndodh edhe në Tetovë dhe vende tjera. Rreshteri Afrim Bunjaku, u shpall sot “Hero i Kosovës” nga presidentja Vjosa Osmani. Ai u varros me nderime të larta shtetërore në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë.