Tiranë: Konflikt për motive të dobëta mes fqinjëve, plagoset një 31-vjeçar NULL NULL 08.06.2025 11:59 08.06.2025 11:59 Foto ilustruese. Policia e Shqipërisë. Një 31-vjeçar ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit në Tiranë. Sipas policisë, viktima mbeti i plagosur nga komshiu i tij, pas një konflikti për motive të dobëta, transmeton Klankosova.tv. 31-vjeçari ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë. “Rreth orës 07:50, në Allias, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi K. T., rreth 38 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin S. B., rreth 31 vjeç (komshi me njëri-tjetrin). Aktualisht 31-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton Policia. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit”, thuhet në njoftimin e policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.