Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tiranë: Gruaja tenton të rrëmbejë 2-vjeçaren, arrestohet

NULL NULL
20.09.2024 17:31
Foto nga Policia e Shqipërisë, pamje nga momenti i tentim-rrëmbimit
Foto nga Policia e Shqipërisë, pamje nga momenti i tentim-rrëmbimit

Një grua në Tiranë, dyshohet se tentoi të rrëmbente një 2-vjeçare.

Sipas policisë, e dyshuara është identifikuar dhe arrestuar, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, ngjarja thuhet të ketë ndodhur brenda një marketi në “Rrugën e Barrikadave”.

“Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 15.09.2024, i cili bën fjalë për një ngjarje të ndodhur në Rrugën e Barrikadave, ku brenda një marketi një shtetase ka marrë në krahë një të mitur 2-vjeçe, ka dalë nga marketi dhe më pas është rikthyer sërish, ju njoftojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë identifikuar dhe shoqëruar në ambientet e Policisë shtetasen R. B., 57 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor”, njofton policia.

lajme të ngjashme