Tiranë: Arrestohen dy persona, fshehën tetë kilogramë kanabis në veturë (VIDEO) NULL NULL 12.02.2023 11:12 12.02.2023 11:12 Dy persona janë arrestuar nga policia në Tiranë, gjatë aksionit të koduar “Following”. Të dyshuarit kishin fshehur tetë kilogramë kanabis në veturën e tyre. Ata ishin munduar të ikin por që kanë përfunduar në prangat e policisë, njofton Policia e Shtetit përcjell Klankosova.tv “Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit N. Ç., 27 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, dhe L. N., 53 vjeç, banues në Shënkoll, Lezhë”. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.