Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tirana solidarizohet me Prishtinën, nesër proteston për rastin e përdhunimit të 11 vjeçares

NULL NULL
30.08.2022 15:47

Nesër në Prishtinë protestohet në sheshin “Zahir Pajaziti” pas rastit të përdhunimit të 11-vjeçares.

Lidhur me këtë rast të rëndë, në të njëjtën ditë do të protestohet edhe në Tiranë.

Në rrjete sociale ka nisur të shpërndahet thirrja për pjesëmarrje nesër në orën 18:30 në sheshin “Nënë Tereza”.

“Solidaritet me Prishtinën, për mbrojtjen e vajzave dhe grave nga dhuna patriarkale”, thuhet në njoftimin e protestës.

11-vjeçarja dyshohet se është përdhunuar të shtunën nga pesë persona për rreth 7 orë.

Të dyshuarit janë arrestuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by B E A T R I X (@beatrixramosaj)

lajme të ngjashme