Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tina Turner zbulon për herë të parë që burri ia dha njërën veshkë

NULL NULL
07.10.2018 16:50

Këngëtarja Tina Turner, në një autobiografi të ardhshme, ka zbuluar se ajo i është nënshtruar një transplantimi të veshkave në Zvicër vitin e kaluar dhe burri i saj ishte ai që ia shpëtoi jetën, transmeton Klan Kosova.

Këngëtarja 78-vjeçarje shkruan në librin ‘Tina Turner: My Love Story’ se ajo vuajti nga sëmundja e veshkave dhe deri në vitin 2016 veshkan e saj ishin 20% funksionale.

Turner, e cila u martua me Erwin Bach gjatë vitit 2013 pas një romance afatgjate, shkruan se burri i saj i cili është 16 vjet më i ri ‘më tronditi duke thënë se donte të ma dhuronte njërën nga veshkat e tij’.

Këngëtarja Tina Turner zbulon në një autobiografi të ardhshme që ajo i është nënshtruar transplantimit të veshkave në Zvicër vitin e kaluar dhe ishte burri i saj që e shpëtoi jetën.

‘Nuk mund ta besoja atë, dhe ka raste kur ende s’mund ta besoj. Kur ai mendoi për të ardhmen e tij, ai mendoi për mua. E ardhmja ime është e ardhmja jonë’, më tha ai’.

 

lajme të ngjashme