Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tiger Woods publikon fotografi për herë të parë pas aksidentit të rëndë

NULL NULL
24.04.2021 13:15

Tiger Woods ka postuar një fotografi të tij duke buzëqeshur në një fushë golfi.

Kjo është hera e parë që ai publikoi një fotografi pas aksidentit automobilistik që i ndodhi në muajin shkurt.

Woods kishte një buzëqeshje të madhe në fytyrë, ndërsa qëndronte në fushë pranë qenit të tij.

“Është mirë ta kesh një partner besnik të rehabilitimit, mikun më të mirë të njeriut”, ka shkruar ai.

15 herë kampioni i golfit iu nënshtrua një operacioni në pjesën e poshtme të këmbës së djathtë pasi pas aksidentit kishte dëmtime në këmbë dhe kyçin e këmbës, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Makina e Woods kishte dalë nga rruga derisa po lëvizte në shpejtësi prej 135km në orë dhe u rrokullis disa herë gjatë aksidentit që ndodhi në Kaliforni.

Ish-kampioni numër një i botës në “Master”, për të cilin policia tha se ishte “me fat që ishte gjallë” pas aksidentit më 23 shkurt, ishte i vetmi person në automjetin e tij dhe kishte të vendosur rripin e sigurimit.

lajme të ngjashme