17:54, 1 Dhjetor 2019

Shumë ekipe të SERIE A në Itali kanë dhënë mesazhe që kanë treguar solidaritet me popullin shqiptar pas tërmetit të 26 nëntorit.

Pas Milanit, Interit, Romës, një mesazh i tillë ka ardhur edhe në stadiumin “Luigi Ferraris” në Genoa.

Gjatë ndeshjes Genoa-Torino, tifozët kanë shfaqur pankarta që shkruante:

“Pranë popullit shqiptar”, shkruan A2 përcjellë Klan Kosova.

Një të tillë ishte shfaqur edhe në takimin në ndeshjen Crotone-Cittadella në SERIE B.

“Forca, Shqipëri” ishte edhe një slogan i shpalosur nga ultrasit e Lecce.

Konkurs Pune

Lexo më shumë