Tifozët e Spartës shfaqin hartën e Kosovës në flamurin serb, Rrahmani: Ëndrra e gjithkujt, realiteti ynë NULL NULL 03.11.2024 16:14 03.11.2024 16:14 Albion Rrahamani, reprezentues i Kosovës Foto: Sparta e Pragës Tifozët e Spartës së Pragës kanë bërë një veprim skandaloz. Në ndeshjen kundër Banik Ostravës, ata shfaqën hartën e Kosovës në flamurin serb, me mbishkrimin: “S’ka dorëzim”. Ky veprim anti-Kosovë nuk i ka pëlqyer fare Albion Rrahmanit. Sulmuesi kosovar ka reaguar pas këtij veprimi të turpshëm të ultrasëve skuadrës së tij. Ai publikoi banerin e tifozëve “dardanët” në duelin ndaj Qipros ku kishin vendosur hartën e Kosovës me flamurin shqiptar dhe me mbishkrimin: “Endrra e gjithkujt, realiteti ynë!”. Për Sparta Pragën luajnë katër shqiptarë, dy nga Kosova e dy nga Shqipëria. Përveç Albionit, aty luajnë edhe Ermal Krasniqi, Qazim Laçi dhe Indrit Tuci.