Tifozët e Interit nuk e donin në fushë, mesfushori italian gjen skuadrën e re NULL NULL 12.09.2025 18:15 12.09.2025 18:15 Hellas Verona njoftoi afrimin e Roberto Gagliardinit, duke e përforcuar mesfushën e skuadrës verdheblu. Lojtari ka nënshkruar një kontratë që e lidh me klubin deri më 30 qershor 2026, gati për të nisur një aventurë të re në karrierën e tij futbollistike. Ai u formua te të rinjtë e Atalantas, ku hodhi hapat e parë në futbollin profesionist. Pas debutimit me ekipin e parë në dhjetor 2013, mesfushori fitoi përvojë përmes huazimeve në disa skuadra të Serie B. Karriera e Gagliardinit mori një kthesë të rëndësishme në janar 2017, kur u transferua te Interi. Me zikaltrit, ai fitoi shumë trofe, përfshirë një Scudetto, dy Kupa Italie dhe dy Superkupa italiane. Gjithashtu mori pjesë në garat evropiane, duke luajtur si në Champions League, ashtu edhe në Europa League, ku ishte titullar në finalen e vitit 2020. Aventura e tij te Interi në përgjithësi ishte karakterizuar nga gabime dhe paraqitje të pamjaftueshme duke qenë i papëlqyer për tifozët. Në dy vjetët e fundit, Gagliardini ka luajtur për Monzan, duke grumbulluar 42 paraqitje, shënuar 1 gol dhe dhënë 2 asistime.