Tifozat Kuq e Zi pas humbjes së Shqipërisë: E pafalshme, një ekip pa gjak e pa dëshirë për lojë në Tiranë NULL NULL 08.09.2020 11:55 08.09.2020 11:55 Humbja e djeshme e Kombëtares së Shqipërsië në futboll kundër Lituanisë, me rezultatin 1:0, nuk është pritur mirë nga Tifozat Kuq e Zi. Tifozëria shqiptare me anë të një reagimi në Facebook ka shprehur paknaqësitë e tyre për mosangazhimin e disa prej akterëve të ndeshjes, transmeton Klan Kosova. Reagimi i plotë i TKZ: “Dashurinë për Kombëtaren nuk na e mohon askush, as rezultatet e as mos-impenjimet e protagonisteve që zbresin në fushën e lojes, apo atyre që sot mund të kenë marrë përgjegjësi për të administruar me ekipin. Këtë dashuri e kemi dëshmuar edhe shumë herë të tjera duke mos rreshtur për asnjë moment së përkrahuri ekipin kombëtar. Ne do ta përkrahim gjithmonë e gjithnjë, pavarësisht rezultatit dhe dëshirës për të fituar, por edhe nuk do rrijmë duarkryq, por kërkojmë përgjegjësi e llogari, ndoshta jo shumë për humbjen sesa për mos-angazhimin dhe ndjesinë e peshës së fanellës kuq e zi dhe asaj që ajo përfaqëson për neve. E pafalshme!!! S’ka rëndësi rezultati ka rëndësi transformimi nga një ekip i mirë para 96 orëve në Minsk, në një ekip pa gjak e pa dëshirë për lojë në Tiranë. Aspak profesionale mungesa e disiplinës nga lojtarët, dhe atyre që ju japin leje, që vetëm një natë me herët marrin pjesë nëpër festa, e të njëjtit mundohen të fshihen pas fatit. Merrni përgjegjësinë, pasi ne #nukharrojme Nëse pesha e asaj fanellës është e rëndë, atëherë tërhiquni, pasi nuk lejojmë tallje me diçka që për neve konsiderohet e shenjtë”.