Thyhet rekordi në NBA, Grizzlies fiton me 73 pikë epërsi (VIDEO) NULL NULL 03.12.2021 12:08 03.12.2021 12:08 Memphis Grizzlies ka arritur të fitojë me avantazh prej 73 pikësh ndaj Oklahoma City Thunders, duke e thyer rekordin për fitoren më të thellë në histori të NBA-së. Vendësit triumfuan me rezultat 152-79, duke i dominuar fuqishëm që të katër çerekët. Jaren Jackson kontribuoi më së shumti me pikë te Grizzlies, me 27 sosh të shënuara. Fatkeqësisht për Oklahomën, ky rekord po thyhet sërish kundër tyre, pasi ndaj tyre ishte shënuar fitorja paraprake më thellë, ajo e Indiana Pacers, prej 57 pikësh avantazh, 152-95.