“Thyerje të brinjëve”, mjeku flet për gjendjen e njërit prej policëve të vetaksidentuar në veri NULL NULL 14.12.2024 10:58 14.12.2024 10:58 Numër i madh i forcave policore para Spitalit në Mitrovicë, pas vetaksidentit të autoblindës Një zyrtar policor i lënduar nga vetaksidenti në veri ku mbetën të lënduar tetë policë, është duke u trajtuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale në QKUK. Për gjendjen e tij, ka folur për Ekonomia Online, Frederik Çuperjani, specialist i Kirurgjisë Torakale. Ai ka thënë se pacienti i moshës 30-vjeçare ka thyerje të brinjëve në të dyja anët e kraharorit por që gjendja e tij është stabile. “Gjendja e pacientit është stabile për momentin, pacienti është duke u përcjellë. Lëndimet janë të rënda, pra kemi të bëjmë me shtypjen e kraharorit, me thyerje të brinjëve në të dyja anët e kraharorit, mirëpo gjendja e tij është stabile, pacienti është i fuqishëm është i ri dhe besoj se çdo gjë do të shkojë sipas dëshirave tona. Mosha e tij është mbi 30-vjeçar, është një djalë i fuqishëm edhe njëherë për njëherë gjendja e tij po përcjellët dhe është premtuese, stabile”, ka thënë Çuperjani, teksa këto lëndimet i cilëson si të rënda. Ai ka thënë se në momentin kur është pranuar, ka qenë me vetëdije. “Këto janë lëndime të rënda edhe gjendja e tij ka qenë e rënduar por pas ekzaminimeve janë parë lëndimet, pra mushkëria është e pacenuar, nuk kemi as ajër e as gjak në hapësirën pleurale edhe vetëm kemi konstatuar thyerjet e brinjëve dhe shtypjen e mushkërive dhe të kraharorit. Po, me vetëdije ka qenë”, u shpreh ai. Tetë policë të Njësisë Speciale Operative kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti me autoblindë në veri të vendit, saktësisht fshatin Grabovc. Dyshimet janë se automjeti ka rrëshqitur dhe se ka dalë jashtë rrugës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Hoti i përgjigjet Kurtit për “razumem”: Frazë e caktuar në kontekst të bontonit (VIDEO) 2 orë më parë