Thomas Bach: Kosova ftohet për pjesëmarrje në Olimpiadën e Rios (VIDEO) NULL NULL 11.08.2015 20:36 11.08.2015 20:36 Një letër nga Lozana erdhi në zyrën e Besim Hasanit në Prishtinë. Përmes këtij dokumenti të nënshkruar nga kryetari i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, kreut të komitetit kosovar po i bëhet ftesë zyrtare për pjesëmarrje të garuesve të këtushëm në olimpiadën e Rios vitin e ardhshëm, njofton Klan Kosova. Kjo e gëzoi fort kryetarin e institucionit më të lartë sportiv në vend. E ky lajm vjen tamam, në kohën kur Hasani e pranoi edhe një tjetër, po ashtu të mirë. Pos xhudistes Majlinda Kelmendi, Kosovën në Rio do ta përfaqësoj edhe shenjëtarja Urata Rama, e cila një ditë më parë e plotësoi normën olimpike në kampionatin botëror që po zhvillohet në Azerbejxhan. Kronikë nga Naim Selmani.