“Thirty One” vizitohet nga komisioneri i BE-së për kulturë NULL NULL 15.07.2015 12:02 15.07.2015 12:02 Komisioneri i Bashkimit Evropian për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport, Tibor Navracsics së bashku me Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Žbogar dhe Ministrin e Arsimit, Arsim Bajrami vizituan dje Galerinë Kombëtare të Kosovës ku u mirëpritën nga Drejtori i Galerisë Kombëtare të Kosovës Erzen Shkololli. I shoqëruar nga Drejtori i GKK-së Shkololli, Navracsics, pati rastin të shoh ekspozitën e “Thirty One” të Kontakt Art Collection që është momentalisht e hapur në Galerinë Kombëtare te Kosovës. Ekspozita “Thirty One”, që zgjat 31 ditë dhe në një farë mënyre çdo artisti i dedikohet një ditë, paraqet vepra të përzgjedhura që datojnë nga viti 1961 e deri më 2006, që përfshijnë të gjitha mediumet artistike, do te jetë e hapur deri më 21 korrik 2015.