Thirrjet e ndërkombëtarëve ndër vite, herë u dëgjuan, herë jo (VIDEO) NULL NULL nga Haris Ademi 10.11.2022 20:37 nga Haris Ademi 10.11.2022 20:37 Qeveria nuk po tërhiqet nga vendimi për targat ilegale të serbëve, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve. Por ky nuk është rasti i parë i mospajtimit të politikanëve vendorë me aleatët e mëdhenj. Sidoqoftë, epilogët e temave të mëdha shpeshherë kanë përfunduar si kanë thënë këta të fundit. Kosova harxhoi dy vjet duke mos e votuar demarkacionin me Malin e Zi. Pavarësisht kundërshtive të ashpra, në kohën e qeverisë Haradinaj, ai kaloi në mars të 2018-ës. Po atë vit, kryeministri i asokohshëm nuk i dëgjoi ndërkombëtarët as për taksën 100 për qind që ua vuri produkteve serbe e boshnjake. Ky vendim u shfuqizua nga pasardhësi i tij, Albin Kurti, që vendosi reciprocitetin, të cilin e hoqi pasuesi i tij, Avdullah Hoti. Rekomandimet e bashkësisë ndërkombëtare patën sukses edhe në votimin e Gjykatës Speciale më 2015, ani pse faktori i brendshëm politik ishte i përçarë në këtë temë. Aktualisht janë disa çështje që kanë mbetur pezull, ani pse ka thirrje të forta nga jashtë që të zbatohen. Bëhet fjalë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit. Sidoqoftë, ka raste edhe kur ndërkombëtarët e respektuan vendimin ndryshe të qeverisë në Prishtinë, si në rastin e ndalimit të mbajtjes së referendumit dhe zgjedhjeve serbe në veri. klankosova.tv