Thirrja e dytë e projektit për subvencionet e izolimit të shtëpive, lansohet sot NULL NULL 26.08.2024 09:09 26.08.2024 09:09 Foto ilustruese Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë sot lanson thirrjen e dytë publike lidhur me projektin e tyre të shumë përfolur. Bëhet fjalë për projektin “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit”, raporton Klankosova.tv. Thirrja bëhet në modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës nga ora 14:30. Nga ky projekt mund të përfitojnë familjet që dëshirojnë të investojnë në përmirësimin e efiçiencës së energjisë në shtëpitë e tyre.