Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Theu rregullat e trafikut, ndëshkohet shoferi në Ferizaj

NULL NULL
16.11.2025 12:14
Foto nga Policia e Kosovës

Një shofer 37-vjeçar është ndëshkuar nga Policia në Ferizaj, për shkelje të rregullave në trafik.

Siç bën të ditur Policia, ky shofer ishte kapur duke lëvizur me shpejtësi 124 km/h në zonë me kufizim 60 km/h, në rrugën magjistrale Ferizaj–Prishtinë, në fshatin Prelez i Jerlive, transmeto Klankosova.tv.

Për këtë kundërvajtje të rëndë, ndaj shoferit është shqiptuar gjobë prej 300 euro dhe masa e ndalimit të drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Kosovës për 3 muaj, pasi ai posedonte patentë shofer të huaj.

“Policia Rajonale në Ferizaj u bën thirrje të gjithë shoferëve që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, pasi paraqet rrezik serioz për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik. Policia do të intensifikojë kontrollet me radarë në të gjitha rrugët e rajonit me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe fton qytetarët të raportojnë çdo shkelje”, thuhet në njoftim.

lajme të ngjashme