Thesari i pazakontë i fshehur në fund të Atlantikut (FOTO) NULL NULL 05.06.2022 13:20 05.06.2022 13:20 Një punishte vere në Spanjën veriore po vjetëron shishet me verë duke i hedhur ato në fund të oqeanit. Ata thanë se ujërat e kripura të Atlantikut, u japin verërave një aromë unike. Mund të thuhet se në fund të oqeanit, ka një thesar të pazakontë të fshehur. Ato janë shishet e verës që lihen të vjetërohen, mes rrymave të vrullshme dhe jetës detare, shkruan Associated Press, transmeton Klankosova.tv. Kjo ishte ideja e sipërmarrësit Borja Saracho, i cili vuri re se shishet e verës të nxjerra nga mbytjet e anijeve shiten me çmime të larta në ankand. Kështu, në vitin 2010, ai filloi një projekt kërkimor për të testuar nëse oqeani mund ta ndryshonte verën për mirë. Ekspertët u ftuan të provonin shishe të vjetruara në det dhe t’i krahasonin ato të lëna për t’u vjetëruar në tokë.