Therje me thikë në Mitrovicë, dyshohet për hakmarrje NULL NULL 02.06.2024 09:08 02.06.2024 09:08 Foto ilustruese Një person në Mitrovicë, ka raportuar të shtunën në polici se është therur me thikë. Dyshohet se motivi i rastit është një hasmëri e mëhershme, thuhet në raportin e policisë. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal, ku edhe është duke vazhduar trajtimin, raporton Klankosova.tv. I dyshuari nuk është hasur dhe as mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra, tha tutje policia.